Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja kërkon atë që s'e ka arritur kurrë - fitoren e tretë rresht

Fitorja eventuale ndaj Burkina Fasos, sot, do të ishte e dyta brenda katër ditësh, por edhe e treta rresht e Kosovës, seri që nuk e ka regjistruar asnjëherë Përfaqësuesja A.

Kosova fitoi ndeshjen e së shtunës ndaj Madagaskarit (1:0), ndërkohë që kishte fituar edhe miqësoren ndaj Letonisë (4:3), të zhvilluar më 13 nëntor në Mitrovicë, fill pas mbarimit zhgënjyes të ciklit eliminator për Botërorin 2018, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja me Burkina Fason luhet sot (e martë) në stadiumin "Stade Municipal Jean Rolland" në Francoville, pak kilometra larg Parisit, ku u luajt edhe ajo me Madagaskarin, dhe nis në orën 18:00.

Dy futbollistët e fazës ofensive, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, shpresojnë ta mbyllin grumbullimin në Francë me një fitore tjetër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)