Bylbyl Sokoli nuk jep asnjë parashikim për ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, në të cilën do të debutojë si trajner i ekipit bardhekaltër.
Sokoli ka dy javë që ka marrë drejtimin e Prishtinës pas largimit të Mirel Josës, por deri më tash nuk pati ndeshje për shkak të aktiviteteve të Përfaqësueses së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
E tash që Përfaqësuesja ka mbaruar punë për këtë muaj në eliminatore për "Euro 2020", radha është për derbin Prishtina - Llapi. Ndeshja do të zhvillohet të premten nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.
Është ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)