Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesja e Kosovës analizon Turqinë

Kombëtarja A e Kosovës sot paradite ka analizuar ndeshjen miqësore Maqedonia-Turqia e zhvilluar para pak ditësh.

Bashkërisht me shtabin teknik dhe me një interaktiv me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës.

I pranishëm ishte edhe presidenti FFK-së Fadil Vokrri.

Pas dite Kombëtarja A e Kosovës do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi” prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 Përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku mediave do t’u drejtohet në konferencën për shtyp.