Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Prishtinë, një ditë pas humbjes që e pësoi në Lubjanë nga Sllovenia me rezultatin 2:1.
“Dardanët” sonte nga ora 17:30 do ta zhvillojnë seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, të martën, përveç stërvitjes së fundit, do të mbahet edhe konferenca për media para ndeshjes së fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë.
Kosova do të përballet me Moldavinë, të mërkurën nga ora 20:45.
Përfaqësuesja nuk po kalon formë të mirë, pasi në 10 ndeshje radhazi nuk ka arritur asnjë fitore, duke pësuar tetë humbje dhe dy barazime.
Me 2 pikë zë vendin e tretë në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.
Artikuj të ngjashëm