Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka stërvitur të premten në Durrës, ndërsa të shtunën udhëton për në Lubjanë ku e luan ndeshjen ndaj Sllovenisë. Ndeshja Slloveni – Kosovë luhet të dielën nga ora 20:45, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosova të mërkurën pësoi nga Shqipëria në Elbasan dhe ka vazhduar qëndrimin në Shqipëri.
Sipas njoftimit të FFK-së, në stërvitjen e mbajtur të premten në “Niko Dovana” prezent ishte Valon Berisha kurse mungoi Bersant Celina.
“Edhe në stërvitjen e sotme lojtarët ishin maksimalisht të përkushtuar, teksa vërehet dëshirë e madhe për t’u rikthyer te rezultatet pozitive”, ka njoftuar FFK-ja.