Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësuesit e Barçës në Liverpool për Coutinhon

Përfaqësuesit e Barcelonës kanë udhëtuar në Liverpool për të biseduar rreth marrëveshjes për transferimin e Philippe Coutinhos.

Mesfushori shihet si zëvendësues i Neymarit, i cili u transferua te Paris Saint-Germaini për më shumë se 200 milionë euro.

Gazeta sport raporton se Barça ka ofruar 90 milionë euro për Coutinhon.

Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde është i vendosur që të përforcojë ekipin me Coutinhon dhe klubi spanjoll është optimist se marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.

Artikuj të ngjashëm