Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emailat zbulojnë detajet e ofertave të Barçës për Coutinhon

Interesimi i Barcelonës për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli është zbuluar përmes një serie të emailave mes dy klubeve të cilat i ka publikuar gazeta gjermane “Der Spiegel”.

Gjiganti spanjoll ishte vendosur për transferimin e mesfushorit brazilian si zëvendësues i Neymarit i cili u transferua te PSG-ja, por Liverpooli i bëri ballë njërës prej “sagave” më të gjata të verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në emailat e zbuluar, Barcelona kishte garantuar 115 milionë euro për pesë vjet kontratë, 10 milionë euro ia kishte premtuar agjentit për transferimin e lojtarit.

Kontrata i premtonte Coutinhos një vend në mesin e lojtarëve më të paguar në Barçë, transmeton Koha.net.

Këto emaila shfaqin edhe rezistencën e Liverpoolit për të mos shitur 25-vjeçarin.

“Fatkeqësisht, Philippe nuk mund të shitet për asnjë çmim, siç e dini, ai së fundmi ka nënshkruar kontratën e re me ne”, thuhej në një email të Michael Edwardsit, drejtor sportiv i klubit anglez, e cila i është dërguar drejtorit të bordit të Barçës, Oscar Grau.

Barcelonës nuk i kishte penguar ky email që të bënte një ofertë të re e cila ishte 90 milionë euro.

“Me mirësi kërkojmë nga ju që të tërhiqeni nga interesimi për Philippe si privatisht ashtu edhe publikisht... asnjë shumë nuk na ndërron mendjen”, thuhej në një tjetër email të Edwardsit.