Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfaqësueset zgjedhin pallate luksoze për qëndrim gjatë Botërorit të Katarit

32 përfaqësueset e futbollit që marrin pjesë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar, do të vendosen në kopje të pallateve arabe, në “resorte wellness” dhe hotele luksoze ku alkooli është i ndaluar, ka njoftuar FIFA të martën, përcjell AFP. Sipas një liste të lëshuar nga organi drejtues botëror i sportit, 24 nga përfaqësueset do të jenë në baza - hotele por edhe akomodime universitare - të përqendruara rreth kryeqytetit të Katarit, Doha. Të gjitha përfaqësueset kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtetin e vogël të Gjirit për turneun që fillon më 18 nëntor dhe zgjat një muaj.

Kampionia në fuqi e botës, Franca do të jetë në hotelin “Al Messila”, një vendpushim afër Dohas që krenohet me “vendosjen e pallatit privat”. Vilat mund të kushtojnë më shumë se 2500 dollarë për një natë - pa përfshirë shampanjën. Gjermania do të jetë në “Zulal” që ka pamje kah Gjiri, e që e konsideron veten si resorti më i madh i mirëqenies në Lindjen e Mesme. Në pronësi të familjes në pushtet të Katarit, suita mbretërore e resortit kushton më shumë se 10,000 dollarë në natë. Manuel Neuer dhe shokët e tij të skuadrës nuk do të jenë shumë larg nga Doha, rreth 100 kilometra me makinë.

Resorti mbron “mjekësinë tradicionale arabe dhe islame” dhe ka një rregull të rreptë për të mos marrë alkool. Menaxheri i përgjithshëm i resortit “Zulal”, Daniele Vastolo tha se shumë skuadra kishin vizituar resortin sepse i lejoi ato të ishin “në një flluskë” dhe larg turmave të Dohas. Ai shtoi se edhe siguria do të jetë më e lehtë pasi ka vetëm një hyrje.

“Nuk do të ketë tifozë që vijnë këtu që shqetësojnë mysafirët ose ekipin për të kërkuar fotografi dhe autografe. Kështu që, unë mendoj se këtu ata mund të izolohen këtu me të vërtetë gjatë Kupës së Botës”, u shpreh ai.

Tifozët do të kenë qasje më të lehtë në stadiumin “Al Shamal” aty pranë, terrenin stërvitor të Gjermanisë, i cili është në formën e një kështjelle. Përfaqësuesja e Belgjikës ka zgjedhur hotelin “Hilton Salëa” në bregun përballë me plazhin e vet privat, një park privat ujor, me rrëshqitje dhe kërcime nga shkëmbi, si dhe vila që kushtojnë deri në 7000 dollarë në natë. Është një destinacion i preferuar i fundjavës për familjet e pasura në shtetin e Gjirit që ka një nga të ardhurat më të larta në botë për banorë. Anglia do të ndodhet në hotelin “Souq Al Wakra”, ku autoritetet planifikojnë të mbyllin një pjesë të plazhit publik aty pranë për sulmuesin Harry Kane dhe pjesën tjetër të skuadrës.

Edhe Mungesë të hoteleve në Katar për tifozët që planifikojnë ta përcjellin Botërorin nga afër Sport Mungesë të hoteleve në Katar për tifozët që planifikojnë ta përcjellin Botërorin nga afër

Nuk ka alkool, si në pjesën më të madhe të Katarit, por ambientet e hotelit po modifikohen për të sjellë pajisje shtesë për palestër dhe video lojëra dhe argëtime të tjera për lojtarët anglezë. Pjesa më e madhe e skuadrave janë në hotele “brenda një rrezeje prej 10 kilometrash nga njëra-tjetra, duke siguruar më tej që atmosfera emocionuese e ngjarjes të përqendrohet brenda dhe rreth Dohas”, tha FIFA.

Brazili ka zgjedhur qendrën e qytetit “Westin” pranë një rruge kryesore, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë në lagjen kryesore për banorët e emigrantëve. Argjentina e Lionel Messit dhe ish-kampionia Spanja kanë zgjedhur akomodime “luksoze” në Universitetin e Katarit nga ku mund të ecin në këmbë për në terrenin e tyre të stërvitjes. Më shumë se një milion tifozë pritet të vizitojnë Katarin për turneun që përfundon më 18 dhjetor. Disa do të jenë në hotele prej 2,000 dollarë për natë, por shumë pritet të qëndrojnë në kabina portative më të lira dhe kampe në shkretëtirë.