Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perezi vazhdon me Barcelonën

Barcelona ka vazhduar kontratën me sulmuesin Carles Perez deri në verën e vitit 2022. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra katalonjase të premten.

Sulmuesi 21-vjeçar ka debutuar në La Liga në ndeshjen e xhiros së fundit të stinorit të kaluar, kur luajti 17 minuta në barazimin 2:2 me Eibarin, transmeton Koha Ditore.

Për shkak të lëndimeve të Lionel Messit, Luis Suarezit dhe Ousmane Dembeles, Perez startoi në katër ndeshje në La Liga në fillim të stinorit dhe dukej mjaft i gjallë, ndonëse kishte mbetur në hije të debutuesit 16-vjeçar Ansu Fati.

Perez shënoi golin e parë për klubin në fitoren 5:2 ndaj Real Betisit.

Artikuj të ngjashëm