Barcelona e ka vazhduar kontratën me talentin e skuadrës, qendërmbrojtësin 18-vjeçar, Pau Cubarsi.
Cubarsi të enjten ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, ka njoftuar klubi nga Katalunja.
Para Cubarsit, kontratat i vazhduan edhe Gavi dhe Pedri, deri në vitin 2030.
Cubarsi është produkt i akademisë La Masia, ndërsa debutoi me ekipin e seniorëve në janar të vitit të kaluar, pak para se t’i mbushte 17 vjeç.
Ai deri tani ka zhvilluar 60 paraqitje me Barcelonën.
Në verën e vitit të kaluar, Cubarsi e fitoi medaljen e artë olimpike në Paris dhe ka pesë paraqitje me Spanjën A.
Artikuj të ngjashëm
-
Barcelona vazhdon kontratën me futbollistin premtues, klauzola e lirimit është e pabesueshme
-
Cubarsi ende i lënduar, nuk merr pjesë në stërvitje
-
Konfirmohet që Yamal do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën
-
Pedri vazhdon kontratën me Barcelonën
-
Transferime, Barcelona afër finalizimit të marrëveshjes së re me Cubarsin