Sport

Perezi e sheh Nadalin pasardhës në postin e presidentit të Realit

Florentino Perez i ka dhënë përkrahje Rafael Nadalit që një ditë të jetë pasardhës i tij në postin e presidentit të Real Madridit.

Nadal, një tifoz i flaktë i Real Madridit, është anëtar nderi i klubit që prej vitit 2014 dhe ishte raportuar se kishte ndihmuar klubin për transferimin e Marco Asensios.

“Nadali do të ishte zgjedhje e përkryer për presidencën e Real Madridit. Është njëri prej ambasadorëve më të mirë të Real Madridit”, ka thënë Perez për El Confidencial.

Edhe Nadal nuk kishte përjashtuar këtë mundësi pasi në vitin 2017 kishte thënë se ka dëshirë të jetë president i Realit.