Luka Modriq pritet të qëndrojë te Real Madridi.
Përkundër interesimit të vazhdueshëm të Interit dhe dëshirës së lojtarit për t’u larguar, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk do të lejojë largimin e kroatit, transmeton KTV.
Sipas “Sky Sports”, presidenti i madrilenëve ia ka bërë të ditur Modriqit se nuk do të lejojë largimin e tij gjatë kësaj vere.
33-vjeçari thuhet se është pajtuar me vendimin e presidentit Perez dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës.