Real Madridi nuk do të bëjë përforcime në afatin kalimtar të verës, ka raportuar e përditshmja spanjolle “Marca” të martën.
Sipas “Marcas”, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka njoftuar zyrtarët e klubit se nuk do të ketë ndonjë përforcim të madh gjatë kësaj vere.
Kriza ekonomike në të cilën është duke kaluar klubi madrilen e shkaktuar nga koronavirusi, ka bërë që klubi të vendos të mos shpenzojë.
Por “Mbretërit” nuk e kanë përjashtuar mundësin që të shesin disa lojtarë gjatë kësaj vere.
Artikuj të ngjashëm