Skuadra e Real Madridit nuk e bëri asnjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se ekipi nuk pati nevojë për përforcime.
Trajneri italian ka insistuar se Reali ka fond të mjaftueshëm lojtarësh për këtë sezon përkundër disa lëndimeve dhe për këtë arsye nuk ka kërkuar ndonjë përforcim shtesë gjatë dimrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk e shfrytëzuam afatin e janarit, pasi nuk kishim nevojë për lojtarë tjerë. Nëse e planifikon mirë ekipin në verë, atëherë nuk ke nevojë për afatin kalimtar të dimrit”, është shprehur Ancelotti.
Real Madridi pritet të forcohet në fund të këtij sezoni, ndërsa synimi kryesor i ekipit spanjoll është transferimi i mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.