Mbrojtësi i Sevillas, Pablo Perez është duke u kërkuar nga Manchester City, shkruan gazeta spanjolle “Marca”, transmeton Koha.net.
City e sheh Perezin si përforcim për të ardhmen.
Klubi i Bundesligës gjermane RB Leipzig po ashtu po interesohet për mbrojtësin e majtë. Perez ende nuk ka luajtur ndeshje për skuadrën e parë të Sevillas, por vlerësohet si një prej lojtarëve më premtues në sistemin e të rinjve të klubit spanjoll.
Ajaxi po ashtu po interesohet për 19-vjeçarin. Perez është pjesë e U-19 të Spanjës.