Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballje vendimtare në Superligë këtë xhiro

Java e 26-të e Vala Superligës do t’i vë përballë skuadrat që kërkojnë titullin e kampionit dhe ato që po luftojnë për mbijetesë.

Kjo xhiro hapet të premten më duelin ndërmjet Hajvalisë dhe Prishtinës, që do të zhvillohet në Kizhnicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajvalia veçse është përshëndetur nga elita, kurse Prishtina është në luftë për titull vetëm matematikisht.

Prishtinasit janë favorit për ta fituar këtë ndeshje, në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë Feronikelit që është i dyti.

Të shtunën, në program janë dy takime interesante, raporton KTV.

Në “Adem Jashari”, Trepça do të jetë nikoqire e Feronikelit. Për mitrovicasit, fitorja është e vetmja shpresë që ta ëndërrojnë barazhin.

Në anën tjetër, Feronikeli e ka të qartë se çdo rezultat tjetër përveç fitores do të pakësonte në maksimum gjasat për titull.

Në po të njëjtën ditë, zhvillohet edhe dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.

Gjilanasit, që janë larg zonës së rrezikshme dhe pa gjasa për trofe, dhe llapjanët që po luftojnë për të paktën vendin e dytë në renditje, pasi sa i përket titullit, janë plot 10 pikë larg 89-shit.

Ndërkaq, të dielën zhvillohen edhe tri duele tjetra, e vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, në duelin ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89.

Përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me synime krejtësisht të kundërta.

Drita që kërkon t’i ikë barazhit dhe pikët do të jenë jetike përballë 89-shit, në anën tjetër, pikët janë shumë të rëndësishme edhe për mitrovicasit, që nuk dinë për fitore në dy ndeshjet e fundit, ku kanë arritur dy barazime. Çdo dështim për Trepçën ‘89 do të ishte rrezik i madh për titull.

Interesante pritet të jetë edhe përballja ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës, dy skuadra që kërkojnë mbetjen në elitë.

Ferizaj, që vjen pas një pike në udhëtim te 89-shi, do të kërkojë pikë të plota përballë drenicasve, në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë pa barazh.

Në anën tjetër, për Drenicën çdo pikë e fituar do të ishte e mirëseardhur për vazhdim të qetë të kampionatit.

Dueli i fundit që e mbyll javën e 26-të zhvillohet në “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ndërmjet Besës dhe Lirisë.

Pejanët pothuajse e kanë siguruar mbijetesën dhe mendjen e kanë të ndeshja gjysmëfinale e Kupës kundër Llapit që zhvillohet me 19 prill.

Ndërkaq, për prizrenasit, pikët janë jetike në garë për t’i ikur barazhit.

Edhe ndeshjet e javës së 26-të zhvillohen prej orës 15:00.