Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballja e Hulkut të Iranit e të Brazilit

“Hulku i Iranit” i cili do të ballafaqohet me Martyn Fordin, më parë ishte sfiduar në një meç boksi nga rivali i tij, “Hulku i Brazilit”.

Sajad Gharidi nga Irali, aktualisht është duke u stërvitur për meçin e boksit me Martyn Ford në “O2 Arena” në Londër, më 30 prill. Peshon 176 kilogramë dhe është i gjatë 1 metër e 87 centimetra.

Ylli iranian ishte sfiduar nga braziliani në vitin 2019.

“Do të arrijë peshën 120 kilogramë dhe të dërgoj mesazh të më sfidosh. Do të shkojë në 120 kilogramë dhe do të rrëzojë për 120 sekonda. Do ta shqyej kokën”, kishte thënë ai.

“Hulku brazilian”, emri i të cilit është Romario do Santos Alves, peshon 104 kilogramë, dhe është i gjatë 1 metër e 72 centimetra.

Sipas mediave në Brazil, Alves gati sa nuk e humbi krahun në vitin 2013 për shkak të injeksioneve të vajit të sintolit, substancë kjo që i shkaktoi reaksion dhe ishte menduar edhe amputimi i krahut të tij.