Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfrontimi i njerëzve më të “frikshëm” në botë

Martyn Ford, një prej njerëzve më të famshëm në botën e “bodybuildingut”, do të ballafaqohet me “Hulkun” iranian, Sajad Gharibi, në një meç boksi më 2 prill, në “O2 arena” në Londër.

Asnjëri nga ta nuk ka eksperiencë në artet marciale të përziera, por që të dy janë adhurues të palestrës dhe duken të “frikshëm”. Kjo dyshe u takua në Dubai dhe iraniani e pësoi më keq.

Fordi e qëlloi fort në gjoks dhe e rrëzoi në tokë. Ford dhe Gharibi do të luftojnë në katër raunde me nga dy minuta. Iraniani peshon 176 kilogramë, 26 më shumë se Fordi, i cili është 20 centimetra më i gjatë se rivali i tij.