Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri kroat ka një porosi për Furyn e Joshuan: Do t’iu rrah të dyve

Boksieri më i mirë kroat, Filit Hrgoviq dhe anglezi Anthony Joshua kanë shënuar fitore fundjavën e kaluar në Arabi Saudite dhe i janë afruar përballjes mes tyre. Hrgoviq është 31-vjeçar, ndërsa ka fituar 17 duelet e deritashme në boksin profesionist. 14 prej fitoreve i ka me nokaut. Ai bokson në kategorinë e rëndë. Hrgoviq është sfidues i detyrueshëm në versionin IBF.

Hrgoviq duhet të boksojë me fituesin e meçit mes Tyson Furyt e Oleksandr Usykut apo ndaj Joshuas, nëse Fury e Usyk merren vesh për revansh.

Fury e Usyk përballen më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite, për unifikim të titujve të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Me shumë mundësi ata do të firmosin edhe për meç revanshues, kështu që versioni IBF pritet të organizojë meçin për titull të përkohshëm.

Sipas “index.hr”, Hrgoviq mund të dalë në ring më 9 mars, për kur arabët kanë paralajmëruar tjetër ngjarje të madhe të boksit profesionist. Është pritur që lufta kryesore në atë mbrëmje të jetë mes Joshuas dhe Deontay Wilderit. Por Wilder në Arabi, fundjavën e kaluar, pësoi humbje shokuese nga Joseph Parker.

“Kemi nënshkruar me Wilderin, por ai humbi. Kjo ndodh në boks. Ndoshta ishte gjë e mirë, Joshua është i gatshëm për titull. Dëshiron të bëhet kampion i trefishtë botëror në kategorinë e rëndë. Otto Wallin ishte numër dy. Do të jetë Hrgoviq kundër Anthony Joshua për titull të botës”, ka thënë promotori Eddie Hearn.

Edhe Itauma e Hrgoviq luftojnë për titull të botës në IBF Luftarake Itauma e Hrgoviq luftojnë për titull të botës në IBF

Hrgoviqi fitoi në Riad ndaj Mark De Morit, në meçin që ishte shumë i shkurtër.

“Natë e shkurtër për mua, e gjatë për të. Kur fiton çdo gjë duket e shkurtër, ndërsa kur humb duket e gjatë. Ka kohë që jam i përgatitur për luftë të madhe. Në boks jam 17 vjet. Kisha karrierë të gjatë në amatorizëm, e në boksin profesionist jam gjashtë vjet. Jam i gatshëm për të gjitha. Arabia Saudite ka ndryshuar boksin. Tani më nuk do të ketë politikë dhe do ta fitojë rastin e madh, luftën e madhe. Mezi po pres”, ka thënë Hrgoviq.

“Jam i entuziazmuar që jam pjesë e kësaj për shkak të luftërave të mëdha të ardhshme. Në natën para meçit kam menduar dhe kam vendosur të filloj furishëm pasi De Mori më provokojë. Nëse më provokon, përfundon në raund të parë”.

Ai është pyetur se ku e sheh veten në shoqërinë e boksierëve më të mirë.

“Në kokën time jam më i miri. Por këtë nuk e kam treguar ende. Nuk kam pasur rast. Do të thoja që jam në top-10. Por mendoj se mund ta mposht secilin. Natyrisht këtë duhet ende ta dëshmojë”, ka thënë boksieri kroat.

Hrgoviq dëshiron të përballet me Tyson Furyn.

“Natyrisht se dua të ndeshem me Tyson Furyn, ai është emri më i madh në boks. Do të duhej të boksoja ndaj tij apo Usykut, por pres që ata të kenë revansh. Kështu që do ta sulmoj titullin vakant në IBF”.

Edhe Kroatit Hrgoviq titulli i kampionit, yllit në ardhje mësimet e duhura Luftarake Kroatit Hrgoviq titulli i kampionit, yllit në ardhje mësimet e duhura

Në fund Hrgoviq kishte një porosi për Joshuan dhe Furyn.

“Ju kërkoj falje, por të gjithëve do t’iu mposht. Kam pritur shumë gjatë. Cilido prej jush të jetë kundërshtar i imi, do të pësojë humbje”.