Ende asnjë person nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj trajnerit të Llapit, Bylbyl Sokoli.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ndonjë të arrestuar apo të dyshuar për sulm ndaj trajnerit Sokoli, i cili u sulmua fizikisht të shtunën mbrëma nga tre persona në hyrje të banesës së tij në Prishtinë, pak çaste pas ndeshjes së Superligës së Kosovës, Prishtina - Llapi (2:1), shkruan sot Koha Ditore.
Gazeta, të dielën, një ditë pas sulmit ndaj Sokolit, ka kontaktuar dy zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Agron Borovci dhe Flora Ahmeti. Por ata i kanë thënë gazetës se nuk ka ndonjë raportim që të jetë arrestuar apo të jetë i dyshuar ndonjë person për sulm ndaj Sokolit, që është edhe profesor universitar. Të dy zëdhënësit kanë thënë se raporti i vetëm është ai i lëshuar të shtunën, ku njoftohet për sulmin fizik ndaj Sokolit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Sokoli njoftohet nga lojtarët për shkarkimin e tij
-
Sulmohet në hyrje të banesës së tij trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli
-
Llapi e akuzon Policinë se përdori dhunë ndaj ndihmës-trajnerit Zhjeqi
-
Policia informon për incidentin pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit e Prishtinës
-
Arrestohen tre persona për sulm ndaj gjyqtarit në ndeshjen Gjilani – Llapi