Policia e Kosovës ka raportuar se një person është arrestuar të mërkurën pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit dhe Prishtinës, pasi tentoi të sulmonte një polic.
Përfundimi i ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës që u luajt në stadiumin e Gjilan, u përcjellë me dhunë. Ndërsa ishte njoftuar se policia ka përdorur edhe sprej lotsjellës ndaj stafit të Prishtinës që po protestonin. Disa anëtarë të Prishtinës, përfshirë edhe trajneri Armend Dallku, morën tretman mjekësor.
Te Prishtina ishin të pakënaqur me referimin, e madje Prishtina ka kërcënuar edhe me tërheqje nga garat. Gjilani e fitoi ndeshjen me rezultatin 2:1.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovari pasi pas përfundimit të ndeshjes së futbollit i dyshuari tentoi të sulmojë dhe fyen zyrtarin policor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është njoftuar në raportin e policisë.
-
SC Gjilani: Zyrtarët policorë përdorën sprej për të mbrojtur gjyqtarët
-
Policia ngre kallëzim penal ndaj trajnerit të Prishtinës për sulm
-
Dy të arrestuar dhe një i lënduar nga përleshja pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt