Tre persona janë arrestuar dje për sulm ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor, derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin e ndeshjes viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Gjilani dje fitoi ndeshjen ndaj Llapit me rezultat prej 3 me 0.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar pas ndeshjes Gjilani-Llapi, dyshohet se sulmuan gjyqtarin anësor
-
Sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohet
-
Batatina në disiplinore, Federata thotë se e kapi për fyti gjyqtarin
-
Gjilani mposht Llapin për fitoren e tretë rresht
-
Sulmuan brutalisht një person në Ranillug, arrestohen tre të dyshuar