Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Rrahmanin më së shumti vota në internet

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është fitues i çmimit të KOHËS, “Sportisti më i mirë i vitit sipas votimit në internet”.

Futbollisti i Napolit ka marrë më së shumti vota në sondazhin e hapur në “koha.net”. Në konkurrencë ishin dhjetë sportistë, pesë të nominuarit për çmimin “Sportisti më i mirë i vitit” dhe pesë të nominuarat për çmimin “Sportistja më e mirë e vitit”.

Kanë votuar plot 19 mijë e 724 votues. Dhe Rrahmani mori numrin më të madh të votave. Për të votuan 21,1 për qind të votuesve.

“Faleminderit Grupi KOHA. Faleminderit gjithë atyre që kanë votuar ‘online’. Ky çmim do të thotë shumë për mua, sepse nuk është një juri që voton për mua, por kanë qenë shumë njerëz që kanë votuar përmes votës së lirë që ka qenë ‘online’ në faqen zyrtare të KOHËS. Po ndihem i privilegjuar, sepse ka pasur edhe sportistë të sporteve të ndryshme dhe besoj që është një arritje për mua”, ka thënë Rrahmani për KOHËN.