Për herën e parë që nga viti 2007, Real Madridi nuk do të ketë lojtarë nga menaxheri i njohur Jorge Mendes.
Ai mund të mburret me lojtarët që i menaxhon, por me largimin e James Rodriguezit së fundmi te Evertoni, nuk ka asnjë futbollist të tij që luan te madrilenët, transmeton KOHA.
Mendes ka dërguar vazhdimisht lojtarë të vet te Real Madridi prej vitit 2007, kur mbrojtësi Pepe u transferua te ekipi më i suksesshëm evropian për 30 milionë euro.
Nën menaxhimin e Mendesit, te Real Madridi kanë qenë edhe lojtarët si Garay, Cristiano Ronaldo, Di Maria, Carvalho, trajneri Mourinho, Coentrao, Fabinho e James Rodriguez.
Real Madridi ka bërë 298 milionë euro blerje për lojtarët nën menaxhimin e Mendesit, derisa ka bërë shitje 186 milionë euro.