Pak ditë para se të nisë grumbullimin e parë me Kosovën, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, ka shpalosur disa prej planeve për të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.
Planet e trajnerit zviceran shkojnë përtej ndeshjeve me Madagaskarin që Kosova e luan më 24 mars dhe asaj me Burkina Fason, që luhet më 27 mars.
Përzgjedhësi Challandes është i vendosur të përcjellë te lojtarët mënyrën e tij të punës dhe veprimit, të njohë ata nga afër dhe t'ua ngulitë në kokë idenë që të gjithë duhet të luajnë në mbrojtje, jo vetëm mbrojtësit. Për këto gjëra do të punojë gjatë kampit në Francë, që nis më 20 mars dhe përfundon më 28 mars.
Në Francë, përfaqësuesja e Kosovës në futboll i luan dy miqësoret e radhës. Por angazhimet e 66-vjeçarit Challandes do të jenë të mëdha edhe pas grumbullimit në Francë, ndoshta edhe më të mëdha se tash. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).