Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për 4 muaj skuadrat ndërruan mesatarisht nga dy trajnerë

Për më pak se katër muaj të stinorit vjeshtor, plot 23 trajnerë patën mundësinë të drejtojnë ndeshje të Superligës në 12 klube sa numëron ajo. Ky numër i trajnerëve, për 18 ndeshje sa edhe janë zhvilluar në stinorin vjeshtor, është vlerësuar goxha i madh, pasi i bie gati dy trajnerë për skuadër.

Dhe ky numër, me të nisur stinori pranveror, do të rritet, meqë kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça '89 është në kërkim të trajnerit të ri. Trajneri i ri do të jetë i katërti këtë stinor për 89-shin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kampionia në fuqi e nisi stinorin 2017\18 me Zekirija Ramadanin, të cilin e shkarkoi për ta zëvendësuar fillimisht me Sabit Osmanin e më pas me Gani Sejdiun. Me këtë të fundit, u arrit marrëveshja vetëm për pjesën vjeshtore.

Kryetari i Trepçës '89, Abedin Zeka ka theksuar se opsion për postin e trajnerit janë edhe të huajt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)