Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pepsi kalon te Vaduzi

Gezim Pepsi

Skuadra e Vaduzit ka angazhuar edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Gëzim Pepsin, që deri më tani ishte pjesë e Winterthurit. Vaduzi është skuadër nga Lihtenshtajni, por që aktualisht luan në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Pepsi me Vaduzin ka firmosur për një vit, me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një tjetër. Pepsi është i lindur në Basel, ndërsa ka luajtur në të gjitha grupmoshat e reja të Baselit. Në verën e vitit 2018 firmosi kontratë profesionale me Baselin.

Por u huazua tek Aarau në kategorinë e dytë helvetike. Në shkurt të vitit 2020 i është bashkuar Winterthurit, që tani garon në elitën e Zvicrës. Me Winterthurin i ka luajtur 56 ndeshje zyrtare. Ka realizuar tetë gola e pesë asistime.

“Jemi të lumtur që kemi nënshkruar me një lojtar të mirë si Gëzimi, që po ashtu e njeh shumë mirë Challenge Leaguen. Ai ka dëshmuar se çfarë cilësish i ka dhe do të jetë një alternativë për mesfushën tonë”, ka shkruar Vaduzi. Kjo skuadër paraqitet edhe në fazën grupore të Ligës së Konferencës.