Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pepe mund të dënohet deri në dy vjet për “sjellje të dhunshme”

Qendërmbrojtësi i Portos, Pepe, mund të dënohet nga dy muaj deri në dy vjet për “sjellje të dhunshme”. Ai u largua me karton të kuq të premten e kaluar në ndeshjen derbi ndaj Sporting Lisbonës.

Pepe bëri veprim josportiv duke shkelmuar drejtorin e Sportingut, Hugo Viana.

Mediumi portugez “A Bola” ka raportuar se në rregulloren disiplinore të Federatës portugeze parashikohet dënim nga dy muaj deri në dy vjet.

Vlerësohet një shkelje shumë e rëndë sulmi ndaj drejtuesve ose anëtarëve të stafit të ekipeve rivale.

E në rast se, Federata portugeze dënon Pepen, paraqitja ndaj Sportingut mund të jetë edhe e fundit në karrierë. Ai më 26 shkurt mbush 39 vjet.