Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pepe dëshiron të largohet nga Arsenali

Nicolas Pepe nuk është i kënaqur te Arsenali këtë edicion dhe ka kërkuar largimin. Sulmuesi i krahut është i pakënaqur me minutazhën e ofruar nga trajneri Mikel Arteta këtë edicion.

26-vjeçari ka luajtur vetëm 594 minuta në Premier League, kryesisht si zëvendësues. “Talksport” ka bërë të ditur se lojtari do të largohet në fund të sezonit nga “Topçinjtë”.

Për sulmuesin nga Bregu i Fildisht interesim kanë shprehur skuadra nga kampionati francez. Pepe ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024.