Sport

Pensionohet Mehmeti, kosovari që luajti në Serie A

Agon Mehmeti

Agon Mehmeti i ka dhënë fund karrierës si futbollist. Ai të enjten ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli. Mehmeti nuk ka dhënë detaje që shtynë drejt pensionimit, por ka falënderuar familjarët, shokët, klubet ku ka bërë karrierë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Mehmeti 32-vjeçar nga viti 2012 deri në vitin 2024 ishte pjesë e Palermos, skuadër që në të kaluarën luajti në Serie A.

Mehmeti luajti tri ndeshje në sezonin e tij të parë te Palermo në elitën e futbollit italian në sezonin 2011/2012. “Çdo gjë ka fillimin dhe fundin. Do ta mbyll karrierën time si futbollist aktiv. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm që shumë të rinj e ëndërrojnë. Kam përjetuar si të këqija ashtu edhe suksese gjatë rrugëtimit. Ka shumë njerëz të cilët dua t’i falënderoj, të cilët kanë besuar dhe më kanë mbështetur”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e tij në rrjetet sociale. Mehmeti së fundi ishte pjesë e Orebros, ndërsa u zhvillua si lojtar te Malmo. Ai tre ndeshje ka luajtur edhe për Shqipërinë. Vlerësohej një prej talenteve më të mëdhenj në Suedi.