Daniel Cormier ka konfirmuar se do të pensionohet nga artet marciale të përziera, pas humbjes që e pësoi nga Stipe Mioçiq në UFC 252, shkruan The Sun.
Ai humbi me vendim unanim të gjyqtarëve, 49-46, 49-46, 48-47.
Cormier, 41 vjeçar, ka konfirmuar se kjo është ndeshja e tij e fundit, dhe në një deklaratë pas meçit ai tregoi arsyet për vendimin e tij për të varur dorëzat, transmeton KOHA.
“Nuk jam i interesuar që të luftojë për ndonjë gjë tjetër, pos titujve, dhe nuk mund ta imagjinoj se në të ardhmen do të jetë ndonjë meç për titull në të ardhmen. Prandaj kjo është e tëra për mua, kam pasur rrugëtim të gjatë. Ka qenë fantastike, sapo pata meçin tim të fundit për titull dhe ishte një luftë shumë e mirë”, është shprehur Cormier.
Fituesit të këtij meçi jo vetëm se i ishte premtuar që të fitojë titullin, por gjithashtu të konsiderohej si kampioni më i madh i të gjitha kohëve në UFC.
Fatkeqësisht për Cormierin, ky nder shkon për kundërshtarin e tij Mioçiq, i cili arriti të mbrojë titullin.
Edhe
Schmeicheli pensionohet për shkak të lëndimit të shpatullës
Pas fitores Mioçiq, 37 vjeçar, e nderoi Cormierin duke e quajtur një luftëtar të madh derisa ka shtuar se i dëshiron më të mirën.
Cormier pensionohet si dy herë kampion në UFC.
{gallery}