Manchester City është dukur i pandalshëm deri tani këtë sezon.
Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola ka siguruar fazën nokaut në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar 36 gola në 11 ndeshje të Premier Leagues.
Megjithatë, një problem vazhdon ta përcjellë Cityn dhe kjo u pa edhe në barazimin pa gola me Dortmundin të martën mbrëma.
Në minutën e 58-të, Riyad Mahrezi fitoi një penallti për Cityn, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Gregor Kobel.
Mahrezi ka dy penallti të humbura rresht. Dështoi të realizonte edhe ndaj Copenhagenit, në barazimin po ashtu pa gola.
Ai ka realizuar 10 nga 14 penallti qëkur u transferua në “Etihad” në vitin 2018.
Edhe
Thellohet edhe më shumë kriza e Cityt
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i penalltive të humbura nga lojtarët e Cityt shkon në 25 nga 80 sa i kishin gjithsej, qëkur Guardiola erdhi në krye të skuadrës.
Është rekordi më i dobët nga të gjitha skuadrat e Premier Leagues në këtë periudhë kohore.