Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pele po e rimerr veten pas operimit për heqjen e një tumori

Legjenda e futbollit, braziliani Pele, thotë se është duke u rikuperuar mirë pas një operimi ku e hoqi një tumor nga zorra e trashë, raporton BBC.

80-vjeçari ishte shtruar në spital pasi një tumor u zbulua në zorrën e trashë gjatë testimeve.

Pele në rrjetet sociale ka treguar se është duke e rimarrë veten pas operimit, por ia ka dedikuar postimin shokut të mirë dhe këngëtarit Roberto Carlos, që humbi të birin 52-vjeçar nga kanceri të mërkurën.