Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka thënë se do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë, pasi është duke iu nënshtruar kimioterapisë pas heqjes së tumorit në në zorrën e trashë.
Tri herë fituesi i Kupës së Botës u pranua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo të mërkurën.
81-vjeçari u operua dhe e hoqi tumorin në muajin shtator.
“Sot jam në ‘Albert Einstein’ duke e bërë tretmanin e fundit mjekësor për vitin 2021”, ka shkruar Pele në “Instagram”.
“Dua ta ndaj këtë arritje me ju. Pas të gjithave, çdo fitore e vogël është arsye për të festuar”, ka shtuar ndër të tjera Pele.
Pele është golashënuesi më i mirë i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje. Është njëri nga katër futbollistë që ka shënuar në katër Kupa të Botës.