Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pele sërish në spital, do të lirohet brenda pak ditësh

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka qenë sërish në spital për ta vazhduar shërimin e tumorit në zorrën e trashë.

Spitali “Albert Einstein” ka thënë në një komunikatë të mërkurën se 81-vjeçari, Edson Arantes do Nascimento, është në gjendje stabile dhe pritet të lirohet brenda pak ditësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asistenti i Peles, Pepito Fornos, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press” se Pele është duke kryer sesione të kimioterapisë për ta shëruar krejtësisht tumorin që u gjet rastësisht në një kontrollë të zakonshme në fund të muajit gusht.

Pele u fut në përkujdesje intensive, ndërsa tani po e merr veten në shtëpinë e tij në Guaruja, jashtë Sao Paulos.

Pele i fitoi tri Kupa të Botës, në vitet 1958, 1962 dhe 1970. Mbetet golashënuesi më i mirë i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje.