Skuadra e basketbollit Peja ende nuk i ka nisur stërvitjet për edicionin e ri dhe nuk dihet nëse do t'i nisë këtë javë, javën tjetër, kur nis edhe stinori, apo nuk do t'i nisë fare.
Edicioni 2017/18 në Superligën e basketbollit nis më 30 shtator, kurse Peja vazhdon të jetë në telashe të mëdha dhe me të ardhme të pasigurt, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKriza financiare që ka kapluar ekipin prej edicionit të shkuar, ka bërë që situata të jetë më kaotike se kurrë. Klubit i është ndaluar regjistrimi i lojtarëve të rinj nga FIBA, për shkak të borxheve që shkojnë mbi 100 mijë euro.
Peja kishte planifikuar që edicionin e ri ta niste me lojtarët që ka në dispozicion, përfshirë këtu edhe juniorët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.