Borxhet e mëdha, heshtja totale dhe mosparaqitja për licencim në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), e bëjnë edhe më të paqartë fatin e njërës prej dy skuadrave më të mëdha të basketbollit në vend, KB Peja.
Problemet që nisën edicionin e shkuar, duket se kanë rënduar edhe më tepër situatën e skuadrës pejane për të cilën nuk dihet se a do të jetë e gatshme për edicionin e ri, i cili nis në fund të këtij muaji, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj vere Peja ka qenë në heshtje totale dhe nëpër rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë zëra për shuarjen e klubit. Nuk dihet se cilët lojtarë kanë mbetur në klub apo me cilët do të luajë, nëse paraqitet në gara.
Afati për paraqitjen e skuadrave të të gjitha kategorive për licencim, si dhe për pagesë të kuotizimeve për pjesëmarrje në të gjitha ligat që organizohen nga FBK-ja, është mbyllur të enjten.
KB Peja nuk është paraqitur, por zyrtari i klubit Valdet Spahija insiston se një gjë e tillë do të bëhet gjatë javës së ardhshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.