Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja frikësohet mos po bllokohet serish nga FIBA

Pos që po përballen me telashe financiare, te KB Peja kanë drojë që mund të bllokohen sërish nga FIBA pasi nuk u janë përmbajtur afateve të saj për kthim të borxheve, ka pranuar kryetari i ekipit pejan Art Gashi. Sipas Gashit, bllokimi nga pandemia ka pamundësuar që Peja t’i paguajë këstet e borxhit të programuar ndaj FIBA-s.

Peja edicionin e shkuar u rikthye në gara pas një pauze njëvjeçare si pasojë e mos marrjes së licencës për të garuar shkaku i borxheve ndaj FIBA-s. Me t’u rikthyer në gara, Peja ka riprogramuar borxhet por që nuk ka arritur t’i paguajë këstet në afatet e caktuara shkaku i përhapjes së pandemisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edicioni i fundit në Superligën e basketbollit të Kosovës është anuluar më 31 mars për shkak të pandemisë nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), pa u shpallur kampioni. “Ne nuk kemi mundur të paguanim në afatin e caktuar këstet e borxheve në FIBA që nuk është treguar tolerante dhe ndoshta deri më tash nga ka bllokuar”, ka thënë kryetari i Pejës, Art Gashi për KOHËN.