Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) pritet t'ia lejojë klubit Borea nga Peja pjesëmarrjen në garat e edicionit të ri të Superligës së Kosovës. Por FBK-ja mund të përballet me padinë e paralajmëruar nga klubi Peja për mosregjistrim të tij për edicionin 2018\2019.
Borea është klubi i vetëm që deri të premten pasdite, kur ishte afati i fundit, paraqiti kërkesën nëpërmjet "Wild Card" dhe garantoi se do t'i përmbushë kërkesat për pjesëmarrje në Superligë, transmeton koha.net.
Por është klubi Peja që nuk heq dorë për pjesëmarrje edhe këtë edicion në Superligë, ndonëse në një komunikatë të javës së shkuar FBK-ja njoftoi se Peja as në afatin shtesë të caktuar nga Bordi, nuk ka dhënë asnjë dëshmi se i ka kryer të gjitha obligimet ndaj FIBA-s dhe FBK-së, dhe kështu nuk u licencua për pjesëmarrje në gara. Pas përjashtimit të Pejës, Bordi i FBK-së hapi konkurs për të plotësuar vendin vakant në Superligë dhe kërkesë ka bërë vetëm Borea që është pajtuar me të gjitha kushtet.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)