Bordi i Federatës së Basketbollit ka miratuar kërkesën e KB Pejës për inkuadrim në Superligë për edicionin e ardhshëm.
KB Peja do të jetë ekipi i nëntë garues në sezonin 2019-2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeja ishte larguar sezonin e shkuar për shkak të telasheve financiare.
Sipas një njoftimi nga FBK-ja, miratimi i kërkesës për rikthim është i “kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar”.