Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja vazhdon me fitore, mposhti edhe Yllin

Klubi i basketbollit Peja ka shënuar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara në Superligë.

Peja, të martën, mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin 90:80.

Peja ishte shumë më e mirë në dy çerekët e parë, e Ylli u këndell në dy të fundit, por nuk ia doli të rrezikojë fitoren e skuadrës vendase.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 22 pikë e tetë kërcime. Tek Ylli y veçuan Griffin Rame me 13 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, pastaj Valon Bunjaku me 16 pikë e 6 kërcime, Samir Zekiqi me 15 pikë dhe Arbër Berisha me 12 pikë e 6 kërcime.

Peja është lidere dhe skuadra e vetme në Superligë, që këtë stinor nuk ka pësuar humbje.