Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja triumfon bindshëm ndaj Bashkimit

KB Peja e ka nisur furishëm sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e luajtur të enjten në palestrën “Karagaçi” që ishte e fundit në kuadër të xhiros së parë, Peja e mposhti Bashkimin me rezultatin e thellë 86:51.

Kapiteni Dardan Berisha ishte më i dalluari te skuadra pejane, pasi ndeshjen e mbylli me 26 pikë të shënuara. Në këtë fitore bindëse të Pejës, kontribuuan edhe Arian Qallaku e Daniel Lekndrejaj që realizuan nga 14 pikë secili. Madje, Lekndrejaj regjistroi edhe 20 kërcime e katër asistime.

Te skuadra e Bashkimit, Edmond Kryeziu ishte më efikasi me 13 pikë të shënuara.