Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja siguron mbijetesën në Superligë

Peja ka siguruar mbijetesën në Superligë, në ndeshjen e fundit të edicionit të rregullt në basketboll.

Në Pallatin e Sporteve, në Prishtinë, pejanët është dashur të djersiten shumë përballë Kerasan Prishtinës të cilën e mposhti 89:77.

Me këtë fitore, Peja ka siguruar mbijetesën, derisa ekipi tjetër nga Peja Borea do të luajë në barazh, derisa Kerasan Prishtina bie nga liga.

Për Kerasanin, kjo ndeshje kishte pak rendësi përderisa pejanët e dëshironin me çdo kusht fitoren në këtë duel për t’i ikur barazhit.

Takimi ishte i barabartë me të dyja skuadrat por që “verdhezinjët”, arritën ta mbyllin çerekun e parë në favor të tyre me dy pikë dallim 20:18.

Edhe Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe Basketboll 2 muaj më parë Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

Pejanët edhe në periudhën e dytë ishin më të mirë se prishtinasit.

Dyshja Ron Grapci dhe Beq Kovaqi, ishin të pandalshëm duke e dërguar skuadrën e tyre në pushim me nëntë pikë dallim 49:40.

10-të minutëshi i tretë ishte krejtësisht ndryshe me nikoqirët që me një seri prej 9:0 arritën ta barazonin rezultatin në 49:49.

Kjo bërë që edhe ndeshja të tensionohet dhe pas protestave të bankës rezervë në drejtim të gjyqtarëve këta të fundit ndëshkuan me dy gabime teknike.

Megjithatë Peja arriti ta ruaj epërsinë dhe në çerekun e fundit hyri me epërsi prej gjashtë pikëve 61:67.

Përvoja e basketbollistëve pejan vendosi në periudhën e fundit.

“Verdhezinjët” e fituan këtë çerekë 22:16, për rezultatin përfundimtar 89:77.

Më i dalluari në fitoren e Pejës, ishte kapiteni Ron Grapci, me doubel-dobuel prej 28 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Edhe Trepça humb pas një kohe shumë të gjatë Basketboll 2 muaj më parë Trepça humb pas një kohe shumë të gjatë

Te Kerasani, me lojë të mirë u veçua Rinor Ahmeti me 24 pikë.

Peja e mbylli sezonin në pozitën e gjashtë dhe në 28 ndeshje duke shënuar tetë fitore dhe 20 humbje.