Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja shënon fitoren e dytë

Peja e ka shënuar fitoren e dytë në po aq ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll. Peja sonte në “Karagaç“ triumfoi ndaj Rahovecit me rezultatin 84:64.

Drilon Hajrizi i ka realizuar 28 pikë për Pejën, ndërsa Dardan Berisha i realizoi 19 tjerë. Te Rahoveci, Marvin Jones, i shënoi 27 pikë, ndërsa Isaiah Traylor i realizoi 25 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në xhiron e parë Peja fitoi 107:86 ndaj Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen tjetër sot, Ponte Prizreni fitoi 97:88 në Gjakovë kundër Vëllaznimit. Arti Hajdari me 27 pikë ishte më efikasi te Ponte Prizreni, ndërsa Christopher Lee Hortman, te Vëllaznimi me 30 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.

Nesër Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin, e Sigal Prishtina e pret Trepçën.