Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja në finale të Ligës Unike

KB Peja është finalistja e parë e turneut “Final 8” të Ligës Unike. Skuadra e Pejës e ka mposhtur në ndeshjen gjysmëfinale Rahovecin.

Dueli i luajtur të martën në Durrës, ka përfunduar me rezultatin 73:71 në të mirë të Pejës.

Qendra Brandon Walters ishte më i dalluari te Peja pasi ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 20 pikëve e 11 kërcimeve.

Te Peja, me lojë të mirë, u veçuan edhe Lis Shoshi e AJ Walton që shënuan nga 18 pikë për kokë. Shoshi pati edhe dhjetë kërcime.

Në anën tjetër, Rahovecit nuk i ndihmuan as 35 pikët e amerikanit Darrell Davis që ishtë më i dalluari. Pikë dyshifrore te Rahoveci, realizuan edhe Ed Daniel (12) e Arian Qallaku (11).

Edhe Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe Basketboll 2 muaj më parë Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

Peja në finale do ta presë fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, ndërmjet Goga Basketit dhe Golden Eagle Yllit që nis në orën 19:00.

Finalja e Ligës Unike, luhet të mërkurën (19:00) gjithashtu në Durrës.