Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja me fitore të thellë ndaj Prizrenit

Peja ka shënuar fitore të thellë të dielën në palestrën “Karagaçi”. Skuadra pejane e ka mposhtur Prizrenin-16 me rezultatin 97:60.

Kjo ndeshje i ka takuar javës së pestë në Ligën Unike.

Pejanët e dominuan këtë takim, duke pasur epërsi të lartë vazhdimisht. Pjesën e parë pejanët e mbyllen me epërsi prej 20 pikëve, 48:28.

Deri në fund vendasit shtuan epërsinë deri në 37 pikë, 97:60.

Te Peja, Dardan Berisha ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 18 pikëve dhe 10 kërcimeve. Te Prizreni paksa u dallua Urim Zenelaj me 6 pikë e 16 kërcime.

Në ndeshjen tjetër të javës së pestë, Golden Eagle Ylli ka mposhtur Kamzën me rezultatin 89:75, të shtunën.