Peja ka shënuar fitore të thellë në hapje të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll. Të enjten mbrëma, Peja e mposhti Bashkimin e Prizrenit me shifrat 101:71. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të. Pejanët kanë bërë shkëputjen që në çerekun e parë dhe vetëm kanë rritur epërsinë deri në fund.
Arian Qallaku ishte më i miri me 20 pikë, katër kërcime e katër asistime. Stephen Maxwell i kishte 18 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Tyrone White ndeshjen e mbylli me 16 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Anton Kazarnovski me 12 pikë e dhjetë kërcime, si dhe Valon Bunjaku me 17 pikë, u dalluan te Bashkimi.
Peja tani ka 10 fitore e pesë humbje. Bashkimi mbetet me tetë fitore, ndërsa i ka shtatë humbje.
Sigal Prishtina, ashtu si pritej, ka fituar bindshëm ndaj Dritës. 100:53 në të mirë të Prishtinës përfundoi kjo ndeshje.