Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja ka prekur fundin

Situata te klubi i basketbollit Peja, nuk ka ku të shkojë më keq. Kështu thotë zyrtari i vetëm i mbetur Valdet Spahija. Ai shton se skuadra ka prekur fundin.

E këtë e dëshmon edhe humbja e saj nga një skuadër e ligës së dytë, Kalaja, madje me rezultat të thellë (83:58). Peja humbi në garat e Kupës dhe u eliminua, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Kalaja këtë fitore bindëse ndaj Pejës e kanë vlerësuar si historike. Në fakt, deri para këtij stinori për Pejën ndeshjet si këto kaloheshin pa asnjë problem. Humbje mund të pësonte vetëm nga Sigal Prishtina e herë-herë edhe nga Bashkimi e Trepça, por jo edhe nga skuadrat e tjera kosovare. Por këtë stinor e ka mposhtur gati secila.

Borxhi i akumuluar stinorin e shkuar ka futur skuadrën në krizë të thellë. Sot skuadra ka borxh të gjithanshëm. Ka humbur raste edhe në Arbitrazhin e FIBA-s dhe për këtë e ka të ndaluar të transferojë lojtarë, ndonëse nuk bëhet fjalë aktualisht për një gjë të tillë...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)