Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja gati për duelin me Chemnitzin e Gjermanisë

KB Peja është gati për të debutuar në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup.

Kampionia e Kosovës, Peja këtë javë e luan ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Të mërkurën, Peja do të përballet në udhëtim me Niners Chenmitz të Gjermanisë në ndeshjen e Grupit H dhe nis në orën 19:00. Peja të martën do të niset drejt Gjermanisë për të luajtur kundër skuadrës që aktualisht zë vendin e katërt në elitën e basketbollit gjerman. Peja do të paraqitet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pasi nuk arriti të kualifikohet në stinorin e rregullt të Ligës së Kampionëve.

U eliminua në çerekfinale të turneut kualifikues për t’u zhvendosur në Grupin H të FIBA Europe Cup, të cilin e përbëjnë edhe Heroes De Bosch (Holandë) dhe PGE Spojnia Stargard (Poloni). Krahas Pejës, këtë sezon në stinorin e rregullt të kësaj gare do të paraqitet edhe Trepça, e cila u kualifikua për herë të parë pasi doli e para në turneun kualifikues. Trepça në xhiron e parë të Grupit G është dashur të përballet në udhëtim me ekipin Hapoel Galil Elion, por kjo ndeshje e paraparë për të mërkurën është shtyrë nga FIBA për shkak të situatës në Izrael. Pjesë e grupit të Trepçës janë edhe ZZ Leiden (Holandë) dhe BCM Gravelines Dunkerque.

Artikuj të ngjashëm