Sport

Peja dhe Prishtina mësojnë kundërshtarit në BIBL

KB Peja dhe Sigal Prishtina kanë mësuar kundërshtarët e fazës së parë të grupeve në Ligën Ballkanike (BIBL), që pritet të nis më 12 tetor.

Në shortin e tërhequr të enjten, është përcaktuar që Peja të jetë pjesë e Grupit A, ndërsa Prishtina do të luaj në Grupin B. Në edicionin 2021/22 të BIBL-it, do të marrin pjesë dhjetë ekipe, të cilat janë ndarë në dy grupe.

Peja në kuadër të Grupit A, do të përballet me Hapoel Nufar Energy Galil Elion nga Izraeli, BC Ballkanin nga Bullgaria dhe skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Navico Akademija FMP e Kumanova 2009. Ndërsa, në Grupin B, Sigal Prishtina do të ketë punë me TFT Skopjen (Maqedonia e Veriut), ekipet nga Bullgaria, Akademik Plovdiv e Beroe dhe Ironi Rain Nahariya (Izreal).